Publikuar më 30 Ноември, 2016 në Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski me bashkëpunëtorët e tij
ka arritur në Krakov të Polonisë ku nesër në orën 18:00 do të hidhet shorti për
grupet e Kampionatit Evropian për të rinjë që në vitin 2010 do të luhet në
Poloni. Udhëheqësi i shpresave të Maqedonisë vizitoi një pjesë të tereneve në
rrethinën e Krakovit të parapara nga organizatorët për përgatitje të përfaqësueseve
pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian. Komplekset stërvitore të ekipeve lokale
Zabejezhuv dhe Bronovjanka i kanë skenuar edhe përfaqësues të Serbisë, Spanjës
dhe Portugalisë. Milevski thotë se nuk ka ndonjë dëshirë të veçantë për kundërshtarët
të cilët do të jenë në grup me Maqedoninë.